Një burrë ka raportuar në Polici se një person e ka ngacmuar përmes telefonit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17:00 në Mitrovicë.
I dyshuari e kishte ngacmuar personin tjetër duke i dërguar mesazhe, në të cilat bëhej fjalë për një borxh të mëhershëm që ai ia kishte të dyshuarit.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.