Një person i moshës rreth 60 vjeçare është gjetur i vdekur sot brenda objektit të shurdhmemecëve në rrugën drejt shkollës fillore “Eqrem Çabej”.
Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe vëllau i cili është parë i mërzitur e në lot.
Në disa pamje të publikuara shihet momenti kur vëllai i viktimës e kupton lajmin, shpërthen në lot përderisa policët mundohen ta qetësojnë.





























