Dikush i deklaruar si “Nardi Krasniqi” dyshohet se po mashtron kosovarët përmes mesazheve të dërguara në “WhatsApp” ku paraqitet si zyrtar i bankës TEB.
Mesazhi ka përmbajtje të shkurtër, ku njoftohen përdoruesit e shërbimeve bankare të TEB se llogaria e tyre do të bllokohet, për shkak të disa tentim blerjeve online në disa faqe të ndryshme dhe për këtë nevojitet verifikimi i tyre.
“Pershendetje , shpresoj qe nuk po ju pengojme , llogaria juaj bankare do te bllokohet pasiqe ka pasur tentim blerje online ne disa faqe te ndryshme(virtuale-virus) dhe kerkojm nga ju qe ta verikoni nese keni qene ju apo ndonje kush tjeter.
Nardi Krasniqi
TEB Bank Kosovo
Prishtine 1000”, shkruan në mesazhin që ky mashtrues ua dërgon klientëve të bankës.
Sinjali raporton se bëhet fjalë për një person i cili quhet Rinard Gjonbalaj dhe me prejardhje është nga Mali i Zi.
Edhe numri me të cilin ai kontakton qytetarët kosovarë ka kodin telefonik +382, i cili është prefiks i Malit të Zi.