Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Ndërtesa e Hamamit të vjetër – Mitrovicë

19/09/2020
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hamami i Qytetit gjendet në Bulevardin Shemsi Ahmeti pa numër, ish bërthama e vjetër e qytetit aty pranë objekteve të tjera të cilat kanë përbërë dikur qendrën e qytetit. Hamami i Qytetit u ndërtua në fund të shek. XVIII. Hamamin, sipas të dhënave të ish pronarëve të objektit, e ndërtuan Sylejman Pasha Berisha dhe nipi i tij (djali i vëllait), Zejnullah Beg Berisha. Ndërtimi i objektit zgjati dy vite.

Hamami i Qytetit është njëri ndër objektet më të ruajtura të periudhës osmane, karakteristikë për objektet publike të tipit sanitar “tek”. Hamami. kreu funksionin e vet për çka edhe ishte ndërtuar deri në maj të vitit 1959. Kompozicioni arkitektonik i Hamamit të Qytetit, me një shprehje specifike, përkundër objekteve tjera publike dhe sociale të cilat janë të mbuluara me një kupolë si xhamitë, teqet, bezistanët etj., ka disa kupola të vogla dhe qemeret e tij të cilat me madhësitë e veta të brendshme funksionale shprehin ritëm të një proporcioni. Ky ritëm i mbulimit horizontal i kundërvehet këtij kubusi nga gurët e ftohtë (pa hapje-pjesa e ftohtë dhe e vaktë), ashtu që në arkitekturë fitohet një karakter i kompozicionit arkitektonik me një shprehje skulpturale. Hamami i Qytetit gjendet në një kompleks arkitektonik që dikur ishte i rrethuar me objektet dhe zgjedhjet hapësirore të arkitekturës ambientale. Para dhe pas objektit të Hamamit të Qytetit gjendet oborri i formëzuar dhe i kultivuar me gjelbërim të lartë dhe të ulët. Nga ana lindore dhe perëndimore, objektin e Hamamit e përkufizojnë objektet fqinje të banimit dhe afarizmit dhe si e tillë, parcela përshkohet nga dy anët me rrugët e qytetit një dhe dy shiritore. Hamami është ndërtuar si hamam për meshkuj, si objekt publik i tipit sanitar “tek”. Hamami përbëhet nga pjesa e nxehtë, pjesa e vakët dhe pjesa e ftohtë. Pjesa e ftohtë (hyrja, garderoba me fontanë, shadërvani)- “Apodyterium” është me bazë drejtëkëndëshe e ndërtuar me mure prej gurëve në dy kate (kati në formë galerie) dhe e mbuluar me kulm katërfaqësor me konstruksion klasik nga druri. Mbulesa është me tjegulla të argjilës së pjekur. Pjesa e ftohtë ka dy hyrje. Në hyrje mu në mes gjendet shadërvani i ndërtuar nga mermeri. Dritaret e mëdha janë nga ana veriore dhe ajo jugore. Në anën e djathtë të përdhesës janë shkallët e drurit për ngjitje në kat (galeri). Dyshemeja është me pllaka të gurit, ndërsa suvatimi është me llaç gëlqeror. Pjesa e vakët (zhveshja, rekuizitat-sanitaret) -“Frigidarium”, pjesa e ngrohtë (larja, djersitja, masazha dhe pushimi) – “Tepidarium” dhe pjesa teknike (Kaldatorja) – “Mutvak çulhan” – “Caldarium”, përbëjnë një strukturë të muratuar nga gurët mollozë të mbuluar me çemer dhe nëntë kupola, të cilat nga jashtë janë të mbuluara me kulm trefaqësor, kurse mbulesa është me pllaka të petëzuara të plumbit. Nga kjo sipërfaqe e kulmit depërtojnë kupolat të cilat po ashtu janë të veshura me pllaka të petëzuara të plumbit. Venddepërtimet e dritës – “okuluset” në sipërfaqet e kupolave dhe qemerëve janë të punuara nga korniza metalike me xham. Përfundimi i mureve me kurorë (rekonstruimi i kulmit në vitin 1936) të formuar nga tullat e plota dhe pllakëzat e pjerrëta të gurit bëjnë lidhjen e murit të objektit me kulmin. Megjithëse hamami ishte shndërruar në muze pjesa e vakët dhe pjesa e ngrohtë kryesisht janë ruajtur siç kanë qenë. Kaldatorja shfrytëzohej për depo të nevojave të muzeut me qasje nga jashtë. Ndërsa pjesa e ftohtë në dy katet ishte shndërruar në hapësirë për ekspozim të eksponateve muzeale. Në pjesën e ngrohtë të hamamit zënë vend katër hapësira të ngrohta për pushim dhe katër hapësira për larje – “halvet”. Në çdo halvet gjenden nga dy govata të ujit – “kurna” nga mermeri. Çdo hapësirë e larjes dhe e pushimit është e mbuluar me nga një kupolë të vogël. Hapësira qendrore – “mejdani” e pjesës së ngrohtë është e mbuluar me një kupolë qendrore më të madhe. Muret ndarëse po ashtu janë nga guri, kurse hapjet përfundojnë në formë harkore të përpunuara në mënyrë plastike. Pjesa e vakët – “kapalluk” është e mbuluar me qemer sikurse edhe kaldatorja. Ngrohja e hapësirave të hamamit bëhej përmes teknologjisë së kanaleve nën dyshemenë e pjesës së ngrohtë të hamamit – “hipokaust”, të cilat janë jashtë përdorimit nga koha kur hamami pushoi së funksionuari. Ndërsa sistemi i tubacionit nga qeramika në kuadër të mureve po ashtu u largua në kohën kur Hamami i Qytetit pushoi së funksionuari. Hamami i Qytetit përjetoi disa herë ndryshime dhe rekonstruim, në emër të modernizimit, punë të cilat u kryen pa përgjegjësi dhe pa profesionalizëm, me çka Hamami i Qytetit përjetoi dëmtime si konstruktive ashtu edhe arkitektonike estetike, artistike dhe në vlera ambientale. Punët në emër të rekonstruimit, restaurimit dhe konservimit në Hamam të Qytetit u kryen në vitet 1876, 1936, 1958, 1980. Në vitin 2005/2006 u zhvilluan punimet në restaurim të Hamamit, invesitor ishte UNESCO. Hamami i Qytetit nuk është shkatërruar gjatë luftës (1998-1999). Përveç disa intervenimeve në enterier dhe eksterier, ky objekt në përgjithësi ka ruajtur origjinalitetin e vet. Me propozimin e komisionit komunal për nacionalizimin e objekteve dhe tokës ndërtimore, Kuvendi Popullor i Komunës së Mitrovicës me vendimin nr: 178/59 me datë 17 shtator 1959 mori vendimin për legjitimimin si pronar – shfrytëzues të këtij objekti Muzeun dhe Arkivin e Qytetit të Mitrovicës. Objekti i hamamit ishte në përdorim si Muze i Qytetit (muze arkeologjik, historik, numizmatik dhe etnografik) deri nëntor 2009. Nga nëntori i vitit 2009 objekti i është kthyer trashëgimtarëve të ish pronarit dhe tani ka funksionin e lokalit gastronomik.

Related Posts

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata
LAJME

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë
LAJME

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri
LAJME

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
LAJME

Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë

05/06/2026
PE voton nesër raportin për Kosovën, mbështet integrimin në BE dhe shpreh shqetësim për situatën politike
LAJME

PE voton nesër raportin për Kosovën, mbështet integrimin në BE dhe shpreh shqetësim për situatën politike

02/06/2026
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar
LAJME

Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar

01/06/2026
Next Post

Thirrnin “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” në mes të Shkupit, por ikën kur u afruan shqiptarët

LAJMET E FUNDIT

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë

Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë

05/06/2026
PE voton nesër raportin për Kosovën, mbështet integrimin në BE dhe shpreh shqetësim për situatën politike

PE voton nesër raportin për Kosovën, mbështet integrimin në BE dhe shpreh shqetësim për situatën politike

02/06/2026
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar

Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar

01/06/2026
Ndarja e 100 eurove në prag të zgjedhjeve, Kurti mohon se janë blerje vote

Ndarja e 100 eurove në prag të zgjedhjeve, Kurti mohon se janë blerje vote

01/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

U shfaq me uniformë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë – përfundon në Polici, i sekuestrohen veshjet

01/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

01/06/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

E mitura në Mitrovicë e gjen kuletën me 2000 euro në rrugë, e dorëzon në polici

30/05/2026
Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

Gjest human: E mitura në Mitrovicë dorëzon kuletën me 2000 euro në polici, pronarit i kthehen paratë

30/05/2026
Rrëzohet apeli i Rexhep Selimit për vazhdimin e paraburgimit në Hagë

Rrëzohet apeli i Rexhep Selimit për vazhdimin e paraburgimit në Hagë

29/05/2026
Një muaj paraburgim për Arben Spasollin që preu me thikë në fyt Erduan Ibrahimin

Një muaj paraburgim për Arben Spasollin që preu me thikë në fyt Erduan Ibrahimin

29/05/2026
Dr.LEONARD MUJA: TUBERKULOZI SHËROHET, ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETË

Dr.LEONARD MUJA: TUBERKULOZI SHËROHET, ZBULIMI I HERSHËM SHPËTON JETË

29/05/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com