Erërat dhe rreshjet e shumta shiut që kanë përfshirë sot Kosovën kanë shkkatuar prishje edhe në energjinë elektrike.
KEDS ka njoftuar se këto prishje kanë ndodhur në disa komuna dhe se tashme ekipi ka dalur në terren për të rregulluar prishjet.
Për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotërojnë në vendin tonë, erërat e forta kanë shkaktuar një sërë prishjesh në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan. Ekipet tona janë të mobilizuara në secilin lokalitet dhe po punojnë vazhdimisht deri në sanimin e plotë të prishjeve”, thuhet në njoftim.
Për çdo problem të shfaqur në rrjet ju lutem kontaktoni numrin zyrtar të KEDS 0800 791 00 ose kanalet tjera të komunikimit.