Në shkollat fillore të Komunës së Mitrovicës janë mbajtur ligjërata në kuadër të projektit “Orientimi i të rinjve drejt shkollave profesionale si mundësi e shpejtë për inkuadrim në tregun e punës”, ku të rinjtë e klasave të nënta janë njoftuar për mundësitë që ofrojnë shkollat profesionale për të arritur sa më shpejt në tregun e punës dhe orientimin e tyre në karrierë.
Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Jahjaga, falë iniciativës se ndërmarrë nga asamblistja e KK-së, znj. Florina Çitaku.
Lidhur me këtë projekt, znj.Çitaku, ka falënderuar jo vetëm Fondacionin Jahjaga që përkrahjen një ide të tillë për të rinjtë e Mitrovicës, por edhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, të cilët mbështetën realizimin e një projektit të tillë.
“Falënderoj Fondacionin Jahjaga që e vlerësoi lart idenë time për një nismë të tillë. Shpreh mirënjohje edhe ndaj DKA-së në Mitrovicë për përkrahjen e vazhdueshme gjatë implementimit të projektit”, është shprehur znj. Çitaku.





























