Mbrëmë pas mesnate në veri të vendit janë djegur tri automjete të cilat iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, shkruan Mitropol.
Veturat e djegura kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.
Të tri veturat e djegura kanë qenë të regjistruar me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Me udhëzim të prokurorisë rastet janë iniciuar si ‘zjarrvënie’ dhe procedurat në zbardhje të rrethanave janë duke vazhduar.





























