KFOR nesër do të kryej inspektime në njërën nga urat më të frekuentuara në Mitrovicë
Njoftohen qytetarët e Mitrovicës se nesër me datë 13 shtator, Rexhimenti i Xhenios i FSK-së do të bëjë inspektimin dhe mirëmbajtjen e radhës të urës “Mabey & Jonson” në Mitrovicë, njofton “Mitropol”
Ura do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 09:00 deri në ora 13:00.
Gjatë inspektimit të kësaj ure pritet të bëhet evidentimi i mangësive, shtrëngimi i të gjithë bulonave të strukturës së pllakave si dhe kontrollimi i të gjithë bulonave të tjerë të konstruksionit të urës. /Mitropol/





























