Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Nic: Serbia po shfrytëzon krizën për të fituar kohë, Kurti po i ofron asaj “një tabaka të argjendtë”

17/03/2023
in 02, LAJME
Nic: Serbia po shfrytëzon krizën për të fituar kohë, Kurti po i ofron asaj “një tabaka të argjendtë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tërheqja e serbëve nga institucionet në veri të Kosovës ka krijuar një situatë shumë serioze prapakthyese, thotë eksperti i Evropës Juglindore, Milan Nic.

Në një intervistë për DW, Nic ka thënë se shumë gjëra ishin në rrugë të mirë drejt normalizimit apo përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se shumë gjëra ishin në rrugë të mirë në drejtim të normalizimit ose së paku përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në muajt e fundit. Pra, ishte edhe Procesi i Berlinit që arriti marrëveshjet e para. Pra, punët po shkonin mirë për Kosovën. Dhe në sfond ishte nisma diplomatike e Berlinit dhe Parisit për të arritur një progres të madh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe në mes të kësaj ishin çështjet e vogla dhe simbolike ndaj të cilave Albin Kurti mbante qëndrim parimor. Në gusht amerikanët e ndihmuan atë me letërnjoftimet. Është mjaft interesante që nga minikriza e asaj kohe rezultoi një marrëveshje e pashkruar që Serbia të njihte letërnjoftimet e Kosovës në fund të vitit. Njohja e letërnjoftimeve ishte më pas pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare të Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit, dhe pasi ajo të ratifikohet, do të bëhet e detyrueshme. Pra, gjërat po ecnin në drejtimin e duhur, për integrimin real të Kosovës në rajon, pa u bojkotuar nga Serbia”, ka thënë ai.

Më tej Nic ka thënë se Vuçiq po shfrytëzon çdo çështje që atij i mundëson të blejë kohë, për të evituar marrëveshjen finale me Kosovën.

“Tani mendoj se Vuçiqi do ta shfrytëzojë çdo çështje që i mundëson atij të blejë kohë, për të evituar një marrëveshje të përgjithshme me Kosovën. Pra, tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, nuk ka të bëjë me këto ditë. Vuçiqi ka vendosur tani që çdo çështje të vogël ta kthejë në të madhe. Pra, kjo nuk është një krizë që do të kapërcehet brenda një dite. Mendoj se shtensionimi do të kërkojë kohë dhe kapacitete diplomatike, të cilat kanë qenë të rezervuara për të arritur një kompromis të madh”, u shpreh ai.

Ai është pyetur nëse ky është një shans i fundit për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo nuk është një situatë e mirë për Kosovën.

“Jo i fundit. Por mendoj se nuk është situatë e mirë për Kosovën. Kosova ka nevojë për çdo marrëveshje diplomatike, që avancon, shkon përpara. Ndërsa Serbia dëshiron të fitojë kohë dhe sipas kësaj formule, Kurti po i ofron asaj krizën e re në “një tabaka të argjendtë”, ka thënë Milan Nic.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
19 vjet nga ‘Trazirat e marsit’, kush janë tre fëmijët që u mbytën në lumin Ibër

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com