Një grua e cila po trajtohej në Qendrën e Shëndetit Mendor ka ikur nga kjo qendër.
Gruaja është larguar në rrethana të panjohura
Rastin në Polici e ka lajmëruar drejtoresha e kësaj qendre dy ditë pasi ka ndodhur rasti.
Rasti vazhdon të hetohet.
Raporti i policisë:
“Ankuesja femër kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”.