Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se personat e plagosur fillimisht janë dërguar në QMF në Klinë, e më pastaj në Spitalin e Pejës – por nga plagët e marra, njëri nga të plagosurit ka vdekur.
“Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, deklaroi Gashi.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:43 minuta.
Njësitet e policisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merren me detajet e rastit.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek ngjarja tragjike.