Policia e Tiranës, ka arrestuar në flagrancë dy të rinj nga Kosova, pasi mbanin me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.
Sipas policisë, dy të rinjtë Rijad Fazliu dhe Arblend Aliu, po planifikonin të shisnin armën e zjarrit te persona të tjerë në Tiranë.
Që të dy janë të moshës 19-vjeçare. Rijad Fazliu është nga Vushtrria, ndërkaq Arblend Aliu nga Mitrovica.





























