Në rritje janë rastet e kontrabandave në pikat kufitare, por në shumicën e tyre, Policia e Kosovës arrin t’i parandalojë, siç ndodhi ditën e djeshme në Leposaviq.
“Janë arrestuar dy të dyshuar nje mashkull kosovar dhe nje mashkull me shtetesi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore.





























