I njëjti kishte mësyrë Kosovën edhe ditën e djeshme, por që ishte përballur me të njëjtën përgjigje nga autoritetet e KosovësPorfirije ka qëndruar për disa minuta në pjesën kufitare që e kontrollon Policia e Kosovës, e më pas është kthyer në Kurshumli, raporton “Kosovo Online”.
MPJD-ja publikoi sot letrën në të cilën tregon arsyen pse Porfirijes nuk po i lejohet hyrja në Kosovë. Aty thuhet se nuk i është refuzuar kërkesa për hyrje, mirëpo kërkojnë nga ai, gjegjësisht nga KOS-i, “të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”.“Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura”.
“Një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq”, thekson MPJD-ja në njoftim.





























