Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, tha se Kurti edhe po e vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtar.
“Kryeministri Kurti edhe po tërhiqet nga zbatimi i vendimeve të tij edhe Po e vendos Kosovën në pozicione të kundërta me partnerët ndërkombëtar. I gjithë debati i ditëve të fundit ka qenë iu fokusuar se a do të zbatohet vendimi legjitim i Qeverisë nga data 1 nëntor apo do të plotësohet kërkesa e SHBA-së për shtyrje të zbatimit për 10 muaj. Në fund kryeministri ka vendosur në mënyrë të njëanshme që ta shtyjë vendimin për gati gjashtë muaj, duke u tërhequr nga vendimi i tij por edhe duke e sjellë Kosovën në pozitë të pafavorshme në rraporet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar”, tha Nikaj





























