Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Për shkak të parashkrimit, refuzohet aktakuza për vrasjen e kryer më 1998 në Mitrovicë

07/02/2025
in LAJME
Për shkak të parashkrimit, refuzohet aktakuza për vrasjen e kryer më 1998 në Mitrovicë

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Hasani është shpallur të premten, nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Fatos Sejdijaj.

Sipas aktgjykimit, pika tretë e aktakuzës u refuzua, për shkak të parashkrimit absolut të veprave penale të rikualifikuara nga Prokuroria, nga “Vrasje” dhe “Vrasje në tentativë” në “Vrasje në çast”  nga neni 33 i LPK-se lidhur me nenin 24 të LPJ-se, dhe “Vrasje në çast në tentative” nga neni 33 i LPK-së lidhur me nenin 19 të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë.

Ndaj Ahmet Hasanit për veprën penale “Vrasje në tentativë”, gjykata në aplikim të dispozitave për zbutjen e dënimit shpalli dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti.

Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 6 gusht 2002, e deri më 21 tetor 2002.

I akuzuarit obligohet që t’i paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore, dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe 50 euro të tjera në emër të fondit për viktimat e krimit.

Gjykata, të dëmtuarin E.B për realizimin e kërkesës pasurore- juridike e udhëzoi në kontest civil.

Më 31 mars 2003, Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, për herë të parë e kishte dënuar me 6 vjet burgim të akuzuarin Shaqir Hasani, ndërsa të akuzuarin Ahmet Hasani e kishte liruar nga aktakuza.

Mirëpo, ndaj këtij vendimi, ankesë në Gjykatën Supreme, kishin ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Shaqir Hasani dhe Prokuroria Publike e Qarkut, me ç’rast më 20 nëntor 2003 Supremja aprovoi ankesën e Prokurorisë, duke e anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

Sërish, më 4 prill 2005, Gjykata e Qarkut në Mitrovicë të akuzuarin Shaqir Hasani e kishte dënuar me 6 vjet burgim, ndërsa të akuzuarin Ahmet e kishte liruar nga aktakuza.

Por, edhe ndaj këtij vendimi, ankesë në Supreme përsëri kishin ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Shaqir Hasani dhe Prokuroria Publike e Qarkut, ku më 15 qershor 2006 Supremja pjesërisht aprovoi ankesën e Prokurorisë, ndërsa e refuzoi si të pabazuar atë të mbrojtësit.

Në vendimin e Supremes, thuhet se aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut ishte ndryshuar në raport me të akuzuarin Shaqir Hasani lidhur me cilësimin juridik të veprave penale, dhe vendimin për dënimin. Kështu, Hasanit ia kishte ricilësuar veprat penale nga “Vrasje” dhe “Vrasje në tentativë” në “Vrasje në çast” nga neni 33 të LPK-së, dhe “Vrasje në tentativë në çast” nga neni 33, par. 1 të LPK-së lidhur me nenin 19 të LPJ-së.

Aty thuhet se i akuzuari Shaqir Hasani për veprën penale “Vrasje në çast” u dënua me 6 vjet burgim, ndërsa për veprën penale “Vrasje në tentativë në çast” me 2 vjet burgim. Ndaj tij, Supremja shqiptoi dënim unik prej 7 vjet burgim, në të cilin denim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 26 prill 2002, e tutje.

Ndërsa, në raport me të akuzuarin Ahmet Hasani, Supremja kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë, duke e kthyer çështjen në rigjykim përsëri.

Ndryshe, Prokuroria Publike e Qarkut në Mitrovicë më 21 gusht 2002 ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Shaqir Hasani dhe Ahmet Hasani.

Në pikën e parë të aktakuzës, Shaqir Hasani akuzohej se më 2 gusht 1998, rreth orës 18:10, në fshatin Kçiq i Madh, Komuna e Mitrovicës, me dashje ka privuar nga jeta viktimën A.B., ashtu që pas një fjalosje që ka ndodhur më herët ndërmjet të pandehurve dhe të dëmtuarve E.B., dhe R.B, lidhur me kullotjen e bagëtive, i pandehuri Ahmet Hasani nga shtëpia ia sjell armën me të cilën i pandehuri Shaqiri në një distancë prej 2-3 metra ka shtënë 4 herë në tani të ndjerin, duke e goditur dy herë në dorën e majtë, një herë në gjoks, dhe një herë në zemër, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, ku tani i ndjeri A.B., vdes në vendin e ngjarjes.

Me këtë, Hasani ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 30 al.1 të LPK-së.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Shaqir Hasani ngarkohej se në kohën dhe vendin e njëjtë si në pikën e parë të aktakuzës, me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes, mirëpo ka mbetur në tentativë, ashtu që i njëjti ka shkrepur me armën e lartëcekur me qëllim që ta privojë nga jeta E.B, në atë mënyrë që pasi i pandehuri si në dispozitiv të pikës së parë të kësaj aktakuze shtie fillimisht në drejtim të viktimës A.B., pastaj shtie tri herë në të dëmtuarin E.B., ku si pasojë e goditjes nga predha të njëjtit i ka shkaktuar plagë të cilësuara si lëndime të rënda trupore.

Me këtë, ai ngarkohej se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 30, al.1 të LPK-së, lidhur me nenin 19 të LPJ-së, në bashkim real me veprën penale sipas pikës së parë të aktakuzës sipas nenit 30, al.3 të LPK-së.

Në pikën e tretë të aktakuzës, Ahmet Hasani akuzohet se më 2 gusht 1998, rreth orës 18:10, në fshatin Kçiq i Madh, Komuna e Mitrovicës, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit e parë në kryerjen e vrasjes së A.B., dhe vrasjes në tentativë të të dëmtuarit E.S. Ai ngarkohet se ka shkuar në shtëpi, e cila ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe e ka marrë armën, të cilën e ka repetitur me qëllim që i pandehuri Shaqiri ta përdorë më shpejtë dhe më lehtë.

Me këtë, ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 3,0 al. 1 të LPK-së, dhe veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 30, al.1 të LPK-së, lidhur me nenin 19 dhe nenin 24 të LPJ-së.

Në pikën e katërt të aktakuzës, Ahmet Hasani ngarkohet në kohën dhe vendin e njëjtë si në pikën e parë të aktakuzës, me dashje ka filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes, mirëpo që e njëjta ka mbetur në tentativë, ashtu që i njëjti ka marrë kosën me të cilën kishte qenë duke kositur i dëmtuari R.B., dhe me teh të saj e kishte goditur duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, derisa në ato momente i dëmtuari R.B., po kujdesej për tani ndjerin A.B.

Me këtë, ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 30, al.1 të LPK-së, lidhur me nenin 19 dhe nenin 24 të LPJ-së, në bashkim real me veprat e përshkruara si në pikën e tretë të aktakuzës. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

Related Posts

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës
LAJME

07/01/2026
Next Post
Pesë serbë arrestohen nga Policia, u futën ilegalisht në Kosovë nga dy vende të ndara

BE-ja i bën sërish thirrje Serbisë që t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

LAJMET E FUNDIT

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Arrestohet mitrovicasi, dyshohet se dhunoi një grua

03/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com