Organet e drejtësisë i kanë caktuar masën e paraburgimit 1 muaj për personat që sulmuan policët në Fushë Kosovë (G.K., A.K., F.K., B.K., dhe Sh.K).
Ata dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.9 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, Indeksonline mëson se të njëjtit janë dërguar për mbajtje në Burgun e Mitrovicës Veriore.