Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pranë brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore.
Automjetin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti “Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Teriminal Doganorë.