Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:00, në një lokacion afër Dudi Kërshit në veri të Mitrovicës, është realizuar me sukses operacioni për shpëtimin e një vajze e cila kishte për qëllim të bënte vetëvrasje duke u mbytur në lumin Ibër.
“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në lokacionin “Dudi Kërsh” në Zveçan, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, i kanë shpëtuar jetën një vajze e cila po mbytej në lumin Ibër afër urës së re në Ibër, njofton Mitropol.Gjegjësisht, pjesëtarët e PK-së, (PK0262) R.K. dhe (PK7403) E.P. kanë pikasur gruan N.R. , e cila ka kërkuar ndihmë për vajzën e saj L.R (e lindur më 1998 në Mitrovicë), e cila pati për qëllim të bëjë vetëvrasje me mbytje. Pa hezituar polici E.P. ka hyrë në lumë dhe e ka tërhequr zvarrë në breg”, ka thënë policia e Kosovës
Pas ndërhyrjes së shpëtimit, ata kanë pritur mbërritjen e patrullës së sektorit dhe ambulancës./Mitropol/





























