Mbrëmë në orët e pasdites në Mitrovicë, gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, një njësi policore ka ndalur për kontroll një 23-vjeçar, nën dyshimet për posedim të gjësendeve të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit trupor, në xhepat e të miturit, zyrtarët policorë kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Kjo ka bërë që ai të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim.
Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.





























