Incident i raportuar në bulevardin “Isa Boletini”
Një incident ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 23:00 në bulevardin “Isa Boletini”, ku një i mitur kosovar dyshohet se ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të një automjeti të KFOR-it (karabinierëve).
Policia reagoi me shpejtësi dhe ndaloi të dyshuarin, i cili u shoqërua për intervistim në stacionin policor. Pas përfundimit të procedurave hetimore dhe intervistimit, prokurori vendosi që i mituri të lirohej në procedurë të rregullt.
Rasti mbetet ende nën hetime, ndërsa autoritetet vazhdojnë të punojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.





























