Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, në 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve ndaj caqeve serbe.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë.
“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO” – ka shkruar presidentja Osmani





























