Projekti i erës në Bajgorë synon ndërtimin e tri parqeve të prodhimit të energjisë nga era, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 megavatësh, zonën malore në afërsi të Mitrovicës, në veriun e Kosovës. Energjia elektrike e prodhuar do të eksportohet në Vushtrri përmes linjës së transmisionit 110 kV të gjatë 19 kilometra, që do të zhvillohet në kuadër të projektit por do ti transferohet KOSTT-it, kompanisë shtetërore të transmisionit të energjisë. Projekti përbëhet nga 27 turbina të erës të tipit GE 3.8-137 me kapacitet prodhimi prej 3.83 megavatësh, me gjatësi të trupit 110 m dhe me kapacitet të përgjithshëm prej 103.41 megavatësh.