Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër drogës, të koduar si “Gropa”, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve heroinë dhe ndalimit të 10 personave, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona”.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të drogës që u kap gjatë këtij aksioni.