Punëtorët e sektorit publik, shtesat prej 100 eurove pritet ti marrin në fund të kësaj jave, bashkë me pagat e muajit prill, shkruan IndeksOnline.
Pensionistët tashmë këto shtesa i kanë marrë ndërsa punëtorët e sektorit privat ende po aplikojnë për të përfituar nga kjo shtesë.
Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se janë afër finalizimit të kësaj platforme dhe se aplikimi do të bëhet përmes e-Kosova./IndeksOnline/
Ndërsa sa i përket aplikimit për shtesën prej 100 eurove për studentët, platforma ende nuk është e lansuar.