Malli dhe dashuria për vendlindje nuk i shuhen kurrë. Ani pse i janë bërë gati 30 vite që jeton në Finlandë, Ismet Ferati i pret me padurim momentet për të ardhur në Kosovë. Pos verës, mundohet që edhe në sezonet e tjera të gjejë pak pushim për të kaluar në fshatin Bare të komunës së Mitrovicës.Me bukuritë e vendit tonë dhe dashurinë që e merr nga njerëzit këtu nuk ngopet.





























