Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi ka rrahur tre viktima meshkuj kosovarë në Zveçan.
Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është ende në trajtim të mëtutjeshëm.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.