Një automjet me targa të Novi Pazarit është përmbysur në afërsi të Kërshit të Dudës, në rrugën Zveçan – Mitrovicë Jugore.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime”, ka thënë për kossev zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, toger Branislav Radoviq, transmeton “Mitropol”.
Siç mësohet nga policia ka të lënduar, ndërsa në ngjarje kanë ndërhyrë edhe ekipet e emergjencës.
Raportohet se në veturë ishte një nënë me katër fëmijë dhe se kishte lëndime dhe se me kërkesën e saj personale dhe pas ekzaminimit në spitalin e Mitrovicës, do të vazhdonte trajtimin në Novi Pazar. Bëhet fjalë për lëndime të lehta fizike.





























