Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj moskoordinimit të politikës shtetërore të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai vlerëson këtë veprim si politikë antishtetërore dhe kërkon shkarkimin e qeverisë aktuale.
Hoti ka thënë se kjo ka qenë arsyeja se pse LDK-ja në vitin 2020 e kishte rrëzuar Qeverinë Kurti 1
“Moskoordinimi i politikës tonë shtetërore me Amerikën është politikë antishtetërore. Një qeveri që sillet kështu duhet larguar menjëherë. Kosova nuk e meriton një qeverisje të tillë. Po e shihni vetë. Kjo ka qenë arsyeja që ne si LDK e kemi rrëzuar një qeveri antiamerikane në fund të marsit 2020. E pësuam politikisht në zgjedhje, por e ruajtëm Kosovën”, ka thënë ai.Ky reagim i Hotit, vjen pas sanksioneve të ShBA-së ndaj Kosovës, ku ia kanë ndaluar pjesëmarrjen në Defender 23.
Ky veprim i ShBA-së, ka ardhë pas moskoordinimit nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me aksionet në veri të vendit.





























