Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka dënuar sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri, duke thënë se ky veprim e rrezikon paqen dhe stabilitetin.
Petkoviq shkroi në Twitter, të martën, se ngritja e tensioneve, sidomos në veri, nuk ka të bëjë asgjë me serbët. Ai në mënyrë ironike pyeti se kush përfiton nga kjo situatë.
“Dënojmë ashpër sulmin mbi anëtarët e Policisë, sikur edhe çdo tentim deri më tash që cenon paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, sidomos në veri, nuk ka kurrfarë lidhje me serbët. Por ka lidhje me nevojën e shumëkujt që t’i njollos serbët në veri. Pyeteni veten – kujt i shkon për shtati?”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Policia e Kosovës është sulmuar sërish të martën në veri.