Dje për ditën e dytë me rend, dy hajna të armatosur kanë grabitur 150 euro dhe disa pako me cigare nga një qytetar në fshatin Zhabar të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Të njejtit para se të kryenin grabitjen, fillimisht nën kërcënim të armës e kanë rrahur me grushta personin që u bë viktimë e grabitjes.
“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se një grabitje me armë ndodhi edhe dy ditë më parë në mes të rrugës në po të njejtin fshat të Mitrovicës.
Fsh, Zhabar. Mitrovicë. 13.03.2022-21:40.
Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy të dyshuar të pa njohur nën kërcënimin e armës dhe duke e goditur me grushta mashkullin kosovar, kanë grabitur 150 euro para të gatshme dhe disa pako me cigare. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.