Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Shkarkohet inspektori serb që mori pagë 5 vjet pa dalë në punë

02/04/2022
in LAJME
Shkarkohet inspektori serb që mori pagë 5 vjet pa dalë në punë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga 35 inspektorë të punës gjithsej sa ka Kosova, 8 nga ta janë serbë e 5 prej tyre po e bojkotojnë punën. Pas rreth 5 vjetësh që kanë marrë pagë pa dalë në punë, në shkurt të këtij viti, atyre u është ndalur pagesa. Këtyre ditëve për njërin prej tyre është shqiptuar edhe masa e largimit nga puna, derisa për 4 të tjerët janë duke vazhduar procedurat disiplinore nga Inspektorati i Punës.

Pesë inspektorë serbë të punësuar në Inspektoratin e Punës ka rreth 5 vjet që kanë marrë paga pa dalë në punë.
Nga shkurti i këtij viti ky institucion ka marrë vendim që ata që nuk kryejnë detyrat e punës të mbesin në listën e pagave, por të mos paguhen.

Pavarësisht kësaj, ata kanë vazhduar bojkotin, derisa njëri prej tyre është larguar nga puna me vendim të Komisionit Disiplinor të Inspektoratit, ndërsa 4 të tjerët janë në procedurë disiplinore.
“Për momentin 3 prej tyre, pjesa që janë inkuadruar në formën e rregullt, ata punojnë bashkë me inspektorët e tjerë, por këta 5 që i kemi pasur me marrëveshje, kemi pasur probleme me ta. Për njërin prej tyre veç është nxjerrë vendimi prej Komisionit Disiplinor për procedurë që të largohet nga marrëdhënia e punës dhe 4 të tjerë i kemi në procedurë disiplinore”, ka thënë Agim Millaku, ushtrues detyre i kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

Në Inspektoratin e Punës janë gjithsej 35 inspektorë, tetë nga ta janë serbë.

Pesë prej serbëve që kanë bojkotuar punën janë të punësuar me marrëveshje të veçantë të Brukselit për integrim të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Ndërsa 3 serbët e tjerë, që kanë punuar vazhdimisht bashkë me inspektorët e punës, janë punësuar me procedura të rregullta.
Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit, Agim Millaku, ka thënë se ka mungesë të theksuar të inspektorëve dhe bojkoti i tyre e ka vështirësuar edhe më tepër punën.
“Nëse merret qëndrimi për t’u larguar nga puna, atëherë hapet mundësia për t’i përtërirë vendet e punës me persona të tjerë, por derisa këta janë në procedurë e sipër, nuk e kemi atë mundësi veprimi”, ka deklaruar ai.
Për mosdhënien e kontributit në punë, inspektorët serbë janë ankuar se me vite të tëra nuk kanë pasur kushte, si zyrë e makinë për lëvizje në terren.
Por, edhe pse këto kushte u janë krijuar në vitin e kaluar, ata përsëri nuk i kanë kryer detyrat e punës.
Për të njëjtën arsye, Ministria e Arsimit ua ka ndalur pagesën 32 punëtorëve të komunitetit serb që merrnin paga nga shteti prej vitit 2016.

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Arrestohet mitrovicasi, dyshohet se dhunoi një grua

03/12/2025
Arrestohet i arratisuri nga grupi i Spasojeviqit që u kap me armë e granata
LAJME

Policia arreston pesë persona në Veri – kjo është arsyeja

30/11/2025
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia
LAJME

Mitrovicasi rrah gruan dhe vajzën e tij, i bën për spital

22/11/2025
Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë
LAJME

Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë

20/11/2025
Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi
LAJME

Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi

20/11/2025
Zyrtarët policorë ende pa pagesë të orëve shtesë
LAJME

Arrestohet fajdexhiu në Mitrovicë, kapet në flagrancë nga policia

20/11/2025
Next Post

Çfarë moti do të kemi sot në Mitrovicë🌦

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Arrestohet mitrovicasi, dyshohet se dhunoi një grua

03/12/2025
Arrestohet i arratisuri nga grupi i Spasojeviqit që u kap me armë e granata

Policia arreston pesë persona në Veri – kjo është arsyeja

30/11/2025
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Mitrovicasi rrah gruan dhe vajzën e tij, i bën për spital

22/11/2025
Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë

Supremja merr vendim lidhur me ankesën e PDK’së për rivotim në Mitrovicë

20/11/2025
Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi

Shkarkohet u.d i Kryeprokurorit të Shtetit-Besim Kelmendi

20/11/2025
Zyrtarët policorë ende pa pagesë të orëve shtesë

Arrestohet fajdexhiu në Mitrovicë, kapet në flagrancë nga policia

20/11/2025
Osmani fton partitë nesër në takim për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

Osmani fton partitë nesër në takim për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

19/11/2025
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

16/11/2025
Serbi që u plagos e rrëmbye në pikën 0 të kufirit e quante Listën Serbe terroriste

Serbi që u plagos e rrëmbye në pikën 0 të kufirit e quante Listën Serbe terroriste

15/11/2025
Numërohen zyrtarisht të gjitha votat në QKN’në në Mitrovicë, ky është rezultati

Numërohen zyrtarisht të gjitha votat në QKN’në në Mitrovicë, ky është rezultati

11/11/2025
Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

10/11/2025
Mitrovica në top treshen e komunave me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri tash

Mitrovica në top treshen e komunave me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri tash

09/11/2025
Mitrovica e Jugut: Faton Peci dhe Arian Tahiri në garë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve

Mitrovica e Jugut: Faton Peci dhe Arian Tahiri në garë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve

09/11/2025
Kërcënohet çifti bashkëshortor në Banjskë, iu kërkohet të largohen nga fshati

Pas 9 vitesh në kërkim, arrestohet në Mitrovicë Branko Jovanoviq – i dyshuari për vjedhje të rënda të automjeteve në Prishtinë

07/11/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com