Dje rreth orës 15:00, një vilë në Leposaviq u djeg. Pronari i vilës, një shqiptar, ka njoftuar rastin në polici.
Raporti policor thotë se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Deri tani nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin, dhe hetimet janë ende në vazhdim.