Qytetarët nga Kosova të cilët po udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë, ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka konfirmuar lajmin për udhëtim të lirë në pikëkalimin kufitar në Bërnjak. Ngjashëm po ndodh edhe në Jarinjë, raporton KP.






























