Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Sondazhi i IRI: Serbia, kërcënimi më i madh për Kosovën, përgjegjëse për tensionet e fundit

Një sondazh mbarëkombëtar në Kosovë nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) tregon se Serbia shihet si kërcënimi më i madh për Kosovën dhe është përgjegjëse për tensionet e fundit, derisa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë sipas 44% të anketuarve pritet të ndodhë 1-5 vjetët e ardhshme.

17/05/2023
in LAJME
Sondazhi i IRI: Serbia, kërcënimi më i madh për Kosovën, përgjegjëse për tensionet e fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një sondazh mbarëkombëtar në Kosovë nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) tregon se Serbia shihet si kërcënimi më i madh për Kosovën dhe është përgjegjëse për tensionet e fundit, derisa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë sipas 44% të anketuarve pritet të ndodhë 1-5 vjetët e ardhshme.

85% e të anketuarve kanë deklaruar se Serbia është kërcënimi më i madh për vendin, i pasuar nga Rusia me 84%, Kina (47%), Mali i Zi (22%), ShBA (14%), Shqipëria (13%) dhe Turqia (10%).

Të pyetur se kur mendojnë që Kosova do t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, 44% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se 1 deri në 5 vjet, brenda një viti (11%), në 6-10 vjet (14%), në 11-15 vjet (5%), në më shumë se 15 vjet (6%), kurrë (11%) derisa 9% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Ndërsa, se a është Kosova më afër apo më larg normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë sesa ka qenë dy vjet më parë, 33% e qytetarëve kanë deklaruar se është më afër, 30% kanë thënë se nuk ka pasur asnjë ndryshim, 25% kanë thënë se më larg, derisa 8% kanë refuzuar të përgjigjen.Ndërkaq, se kur do ta njohë Serbia Kosovën si shtet, më pak se gjysma e të anketuarve janë shprehur se 1-5 vjet (41%), për periudhën 6-10 vjet janë shprehur 16% të të anketuarve, 8% kanë deklaruar që brenda një viti, 6% 11-15 vjet, në më shumë se 15 vjet (8%). Ndërsa, 11% e qytetarëve janë shprehur se Serbia kurrë nuk nuk do ta njohë Kosovën, derisa 11% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë gjysma e qytetarëve të anketuar janë shprehur se Serbia është përgjegjëse. Sipas rezultateve të publikuara më 16 maj Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), 83% e qytetarëve kanë deklaruar se shteti serb është përgjegjës për rritjen e tensioneve, 5% janë shprehur se Kosova, të dyja (10%), derisa 1% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Të pyetur se sa janë të shqetësuar se tensionet me Serbinë do zhvillohen në konflikt dhe dhunë më të madhe, 11% e qytetarëve kanë deklaruar se janë shumë të shqetësuar, disi të shqetësuar (45%), jo shumë të shqetësuar (30%), aspak të shqetësuar (13%), derisa 1% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Derisa se çfarë lëshimesh duhet të jetë e gatshme që të bëjë Kosova që Serbia të njohë Kosovën, rreth 79% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. 7% janë deklaruar për pranimin e një njohjeje de-facto, komunat serbe (5%), tërheqja e ofertës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara 2%, të tjera (1%), ndërkohë, që nuk e dinë apo refuzojnë të përgjigjen janë deklaruar 7% e të anketuarve.

Të anketuarit janë pyetur edhe për çështjen e targave se a duhet që Qeveria e Kosovës të vazhdojë të shtyjë politikën që të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe serbët e Kosovës, të përdorin targa të Kosovës, mbi 65% e qytetarëve janë shprehur për (Po), 25% kundër (Jo), derisa 10% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen./KP

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Cila është e vërteta e anijes për pastrimin e liqenit akumulues në Mitrovicë

LAJMET E FUNDIT

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com