Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka treguar se në takimin e të martës në Bruksel do të flitet për cështjen e dinarit.
Ai ka bërë me dije se emisari Miroslav Lajçak për këtë taki ka ftuar të kryenegociatorët e të dy vendeve.
Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut”, ka deklaruar Stano për RTK.
Ky do të jetë takimi i dytë, ku diskutohet çështja e dinarit në Bruksel.
Në takimin e parë, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka marrë pjesë. Në takim Kosova është përfaqësuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.





























