Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Të enjten në orën 10:00 betohen kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit

23/05/2023
in LAJME
Të enjten në orën 10:00 betohen kryetarët e Zubin Potokut e Zveçanit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të enjten pritet ta kryejnë betimin Ilir Peci si kryetar i ri i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri si kryetari i ri i Zubin Potokut. Peci e Zeqiri, procedurën e betimit do ta kryejnë në orën 10:00 në “objekte publike”. Këtë për Express e konfirmoi zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Ilir Peci e Izmir Zeqiri të enjten e 25 majit në orën 10:00 do ta japin betimin si kryetar të Zveçanit e Zubin Potokut.

Këtë e konfirmoi zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi. Ai për Express tha se të dy kryetarët do ta bëjnë betimin në objekte publike, duke shtuar se seancat solemne janë thirrë nga asamblistët më të vjetër të dy asambleve, që janë nga radhët e VV-së.

Të dy komunat që i ka fituar PDK nga zgjedhjet, kanë ftuar brenda afatit ligjor, seancat e tyre për datën 26 maj, por ftesat është bërë nga asamblistët më të vjetër në këto dy komuna, ashtu siç e thotë ligji. Në këtë rast, ka qëlluar që në të dy asambletë, asamblistët më të vjetër të jenë nga radhët e Vetëvendosjes. Janë dërguar ftesat për datën 26 maj, njëra në orën 10:00 tjetra në orën 13:00, por me kërkesë të ministrive dy asamblistët më të vjetër në këto komuna i kanë ndërruar datat dhe vendet, për arsyet që ua ka kërkuar ministria, pra për shkaqe sigurie etj., dhe këto janë vendosur të mbahen me datën 25 maj në objekte publike, por vendin e kanë ndërruar asamblistët më të vjetër në koordinim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Mesa  e di të dy seancat do të mbahen në orën 10:00”, tha Gjoshi për Express.

Peci e Zeqiri janë kandidatët e PDK-së që kanë fituar më së shumti vota në Zveçan e Zubin Potok në zgjedhjet e 23 prillit, që u karakterizuan me dalje të ulët të pjesëmarrjes në votime.

Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për ta pyetur rreth datës së betimit edhe të kryetarit të Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefonatat e redaksisë.

Erden Atiq u betua të premten si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, u betua të premten. Ai mori më së shumti vota në zgjedhjet e 23 prillit që u karakterizuan me dalje të ulët të qytetarëve.

Të premten, para mbajtjes së seancës solemne, në objektin e komunës u vendos flamuri i Kosovës.

Vendimi i parë që Atiq mori, ishte emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të Komunës.

Atiq, pas betimit tha se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët.

Atiq tha se bashkë me ekipin e tij synim ka normalizimin e gjendjes në këtë komunë të veriut.

Hovenier kërkoi kryetarë me “rol teknik”, Konjufca thotë se roli i tyre përcaktohet me Kushtetutë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zgjedhjet që u mbajtën më 23 prill në katër komunat veriore ishin “konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”, mirëpo shtoi se kryetarët e rinj të komunave në Veri duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur.

“Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, tha ai në një intervistë për Telegrafin.

Ambasadori amerikan deklaroi se pret nga kryetarët e rinj që të marrin rol teknik dhe jo politik.

“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka thënë ambasadori.

Hovenier tha se çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre, do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar.

Në anën tjetër, kryeparlamentari Glauk Konjufca, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve. Ai u pyet për deklaratën e ambasadorit Hovenier se kryetarët në Veri duhet të kenë “rol teknik e jo politik”.

Konjufca tha se roli i kryetarëve të komunave është i përcaktuar me Kushtetutë.

“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk duhet të kenë as më pak, as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme dhe do të ishte kompromis me kornizën tonë kushtetuese, me të cilën ne funksionojmë. E më shumë do të ishte grabitje e kompetencave, pra ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionu me kushtetutë, rregulla e ligje më të cilat është pajtuar shoqëria. Ndoshta ambasadori dhe të tjerët kanë mendu që mund të jetë problematike më ushtru funksionin me kompetenca të plota. Mirëpo ne do të bëjmë çmos që ta kuptojnë të gjithë se po jetojmë në një shtet demokratik. /GazetaExpress/

 

Related Posts

Ky është çmimi i naftës për sot
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
Next Post
KB Trepça dënohet me 1100 euro për shkak të gjuajteve nga disa tifozë që dëmtojnë klubin dhe parketin e sallës

KB Trepça dënohet me 1100 euro për shkak të gjuajteve nga disa tifozë që dëmtojnë klubin dhe parketin e sallës

LAJMET E FUNDIT

Ky është çmimi i naftës për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com