Zveçan- Policia e Kosovës (PK) njofton se si pasojë e një përleshje, është therur me thikë një person (serb), ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari (serb), i cili më pas është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 16:30, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb. Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari. Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është nën hetime





























