Pas dy ndeshjeve të zjarrta, sot luhet gjysmëfinalja e tretë Peja kundër Trepçës
Interesimi për këtë ndeshje ishte shumë i madh nga tifozët Mitrovicas. Torcida siguroi rreth 300 bileta, por sipas informatave tona pritet që të ketë edhe më shumë Mitrovicas prezent në palestrën e KB Pejës.
Sot zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës.
Më interesantja ishte gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68.
Fituesi do të përballet në finale me Yllin, që e mposhti Prishtinën 3:0 në ndeshje.


