Dy vëllezër nga Deçani kanë vdekur si pasojë e goditjes nga një tren në mëngjesin e së martës në Bruckberg, afër Munihut të Gjermanisë.
Mediat gjermane kanë raportuar se bëhet fjalë për një 17 dhe një 13-vjeçar nga familja Arifaj, që ishin goditur teksa kishin tentuar të kalonin nëpër binarë të trenit, afër stacionit në Bruckberg.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, që ka bërë të ditur se vëllezërit janë nga fshati Ratish i Epërm i kësaj komune.