Ndërmarrja publike “Trepça” ka vepruar jashtëligjshëm në dhënien me qira të hapësirave në Terminalin Doganor. Saktësisht, ata kanë tejkaluar vetë rregulloren e përcaktuar për dhënie me qira.
Neni 9, paragrafi 3, i Rregullores për dhënien me qira tek “Trepça” parasheh që shpallja publike të zgjasë 15 ditë. Megjithatë, në shpalljen publike të Trepçës, afati për dorëzim i operatorëve ekonomikë ka qenë vetëm katër ditë, shkruan Gazeta Insajderi.
Data e shpalljes është 15 janar, ndërkaq afati i fundit i dorëzimit 19 janar.
Nga ajo çfarë ka marrë vesh Insajderi, kontratat për pronat e njëjta janë tashmë dhënë.