Presidenti amerikan ka thënë se është testuar përsëri për koronavirus dhe se më nuk po merr trajtim mjekësor për COVID-19.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë gjatë një interviste për Fox News, Donald Trumpi ka thënë se ditëve të fundit është tetsuar disa herë dhe se ai është në gjendje, si ka thënë ai, “të mrekullueshme”.
Në intervistën e parë televizive prej se u shtri në spital para një javësh, Trumpi ka thënë se ndihet shumë i fortë dhe se nuk po merr ilaçe prej të premtes.
Ka treguar se para se të shtrohej në spital kishte pak vështirësi me frymëmarrje.