Një mërgimtar nga Gjermania, i cili ka dashur të mbes anonim, ka vendosur që t’i ndihmojë disa persona me nga 80 euro.
Këto para ju dhuruan disa qytetarëve në Mitrovicë që janë në kushte të rënda ekonomike, shkruan Jepi zë.
E njëri nga qytetarët mitrovicas i cili e mban familjen duke shitur kanaçe, u emocionua shumë kur pranoi këtë shumë parash.
Ai për T7 tha se më së shumti në ditë i fiton 5-6 euro, e me to i mban 7 anëtarë të familjes.
I njëjti ka falenderuar shumë mërgimtarin që e gëzoi duke e uruar që t’i shtohet pasuria.
VIDEO ⬇️





























