
Pas rritjes së çmimit të naftës çmimet e biletave të autobusëve “fluturuan”.
Kështu, Ministria kërkoi që këto çmime të përgjysmoheshin për studentët, invalidët e pensionistët. Mirëpo ky vendim i Qeverisë nuk u mirëprit nga kompanitë e autobusëve e si pasojë nuk u zbatua.
Ndërsa sot, zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor, të kthejnë çmimet si kanë qenë më parë.
“Ne si ministri kemi marrë vendim pas shumë diskutimeve që kemi pasur me Shoqatën e Transportit Rrugor, kemi ardhur në një dakordim dhe përfundim të përbashkët, dhe duke e pasur parasysh që ka rënë çmimi i naftës, që çmimet të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë, për kategoritë që kanë qenë, do t’i kthejnë çmimet e biletave qysh kanë qenë”, ka thënë tutje Durmishi.