58 vjeçari, më 13 mars 1999, ishte plagosur në atë që njihet si “Masakra e Tregut”, ku nga plagët e marra 1 muaj e 10 ditë më pas në spitalin e këtij qyteti ndërroj edhe jetë.Familjarët për humbjen e të afërmit fajësojnë stafin e atëhershëm mjekësor.
Së bashku me mbetjet mortore të Strenës u gjet edhe një person tjetër. I dyti nuk është identifikuar ende, megjithatë nga Shoqata “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë thonë se ai mund të jetë një mik i vjetër i Strenës së gjetur.





























