Në këtë pjesë të rrugës që lidh Qendrën me Iliridën e Suhodollin (Afër lagjës së Romëve) janë vjedhur hiq më pak se 15 kapakë të kanalizimit. Bëhet fjalë për një distancë rreth 300 metra. Mungesa e atyre kapakëve rrezikon shumë qytetarët që qarkullojnë në atë pjesë.
Kjo është një dukuri e shpeshtë dhe mjaftë shqetësuese në Mitrovicë. Vlen të përmendet se kjo nuk është rruga e vetme pa kapakë të kanalizimit. Ata mungojnë në shumë rrugë të qytetit.