Sipas saj, implementimi i planit të Bashkimit Evropian, do t’i hapte rrugën Kosovës drejt bllokut evropian.
“Diskutuam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun me Serbinë dhe takimin e ardhshëm në Ohër”.“Përsërita mbështetjen e plotë për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbisë dhe e inkurajova të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE”.





























