Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Vrasja e Ismet Haxhës planifikohej e para, do kryhej me pushkë gjahu

19/09/2022
in LAJME
Vrasja e Ismet Haxhës planifikohej e para, do kryhej me pushkë gjahu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prek Kodra është vlerësuar për kohë të gjatë si armiku numër 1 i pushtetit në Kosovë, tregon një dokument ekskluziv i siguruar nga Gazeta Insajderi. Ai është vlerësuar si person që është i angazhuar për të shkaktuar tërmet në skenën politike kosovare. Nuk përmenden në raport urdhërdhënësit e tij dhe nuk ceken se janë siguruar prova, por raporti tregon se Policia e Kosovës kishte dyshuar se plani i Prek Kodrës kishte për synimin dobësimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në të njejtën kohë fuqizmin e dy partive opozitare, PDK-së e AAK-së.

Gazeta Insajderi, ka siguruar dokumentin ekskluziv të organeve të sigurisë lidhur me dyshimet, se në vitin 2021 po përgatiteshin tri atentate – ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe mitrovicasit Ismet Haxhës.

Në këtë raport vlerësohet se Prek Kodra, si i dyshuar kryesor në këtë rast, me vënien në jetë të planit, ka pasur për qëllim ndryshimin e madh të skenës politike kosovare.

Lidhur me këtë situatë, ish-drejtori i Policisë së Shqipërisë ka bërë një raport informues. Këtë raport ia ka përcjellë akterëve tjerë të Policisë në Shqipëri. Në raport ceken informatat dhe dyshimet e Policisë së Kosovës lidhur me të dyshuarin.

Siç thuhet në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi, Policia e Kosovës, ka dyshuar se qëllimi i këtyre atentateve ishte destabilizimi i Republikës së Kosovës.

Sipas informacioneve të organeve të sigurisë, dyshohej se sipas plainfikimeve objektivi i parë i vrasjes do të ishte Ismet Haxha.

Madje përshkruhej se me çfarë armësh do të kryheshin vrasjet.

“Vrasja e Ismet Haxhës është planifikuar të kryhet me pushkë gjahu, ndërsa atentatet e tjera me snajper apo pushkë”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi.

“Objektivi i dytë është Xhavit Haliti, deputeti dhe ish-deputeti i PDK-së, i cili do të vritet një muaj pas Haxhës, për ta bërë atë të duket si hakmarrje për atentatin ndaj Haxhës”.

Objektivi i tretë është kryeministri Albin Kurti, i cili do të vritet një muaj pas vrasjes së Halitit”, thuhej në raportin e siguruar nga Insajderi.

“Me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohet dhe PDK-ja dhe AAK-ja do të marrin udhëheqjen politike në vend dhe do të shpërbëhej Shërbimi i Sigurisë së Kosovës”, thuhet në raport.

Aty përmendet edhe koha kur planifikohej të bëheshin të tri atentatet ndaj Kurtit, Halitit e Haxhës.

“Sipas informacioneve, të tre atentatet do të ndodhin brenda 4 muajve të ardhshëm”, shkruan në raportin.

Foto: Raporti policor që ka siguruar Gazeta Insajderi

I dyshuari Kodra, i vetmi person që përmendet në raportin policor lidhur me dyshimet për përgatitje të atentateve ndaj Kurtit, Halitit e Haxhes, ka të kalauar kriminale.

Kodra, i lindur me 1 maj 1976, sipas raportit policorë të siguruar nga Gazeta Insajderi, ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe pushkëve.  I njëjti dyshohet se është i përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

“Me shumë mundësi, ai jeton në Shkodër të Shqipërisë dhe operon në tre lokacione: Tropojë (Shqipëri) dhe Ferizaj dhe Deçan në Kosovë”, thuhet në dokument.

Sipas autoriteteve të Policisë Shqiptare, Kodra, është hetuar nga Sektori i Krimit në Shqipëri për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Ai ishte shpallur në kërkim në vitin 2016, pasi në një kontroll në shtëpinë e tij u gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë dhe një kontroll shtesë në vitin 2021, u gjetën municione luftarake.

“Në shtator të vitit 2021, urdhri i kontrollit u anulua, por ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë”, thuhet më tej në këtë raport.

 

Related Posts

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Next Post
Ky është Prek Kodra, personi që planifikohej të vriste Albin Kurtin

Ky është Prek Kodra, personi që planifikohej të vriste Albin Kurtin

LAJMET E FUNDIT

Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com