Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Vuçiqi thotë se është arritur pajtim me KEDS-in për rrymën në veri

11/06/2022
in 02, LAJME
Vuçiqi thotë se është arritur pajtim me KEDS-in për rrymën në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 10 qershor se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit.

Ai tha se për këtë çështje ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

“Sot kemi pasur negociata me palën turke, me KEDS-in, për prezencën në veri të Kosovës. Për këtë jemi dakorduar. Shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike [që të rregullohet] dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim”, tha Vuçiq.

Nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike nuk mohuan e as pohuan nëse kanë zhvilluar biseda me Serbinë për këtë çështje, por thanë se çdo marrëveshje e arritur do ta përmirësonte situatën në veri të Kosovës.

Çështja e energjisë elektrike në veri të vendit ka qenë subjekt i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi i dialogut.

“Çdo marrëveshje e arritur do ta ndryshonte situatën për mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), nga viti 2013 është nën menaxhimin e konsorciumi turk “Çalik-Limak”. KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren.

Në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja palët kishin arritur më 2013 një marrëveshje për energjetikën. Por, ajo nuk është zbatuar deri më tani.

Aktualisht, qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) humbjet nga faturat e energjisë në veri vetëm për vitin 2021 kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh.

Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e Kosovës nga komunat në jug të Ibrit. Por, më 2017, një praktikë të tillë e pezulloi Gjykata e Apelit, pasi u vlerësua se një gjë e tillë ishte e paligjshme. Më vonë, ky vendim u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Faturat për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës i paguan KOSTT-i, gjegjësisht Qeveria e Kosovës./ REL

Related Posts

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit të zhdukur nga fshati Vuçë i Leposaviqit
LAJME

E goditi të dashurën me shufër metalike në Mitrovicë, 20-vjeçari përfundon në ndalim

12/07/2026
E diela sjell përkeqësim të motit, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
LAJME

E diela sjell përkeqësim të motit, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

11/07/2026
Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
LAJME

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

10/07/2026
Policia gjen armë dhe qindra fishekë në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok
LAJME

Policia gjen armë dhe qindra fishekë në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

09/07/2026
Kontrolli policor në Mitrovicë i zbulon boks hekuri 17-vjeçarit, nis hetimi për armëmbajtje
LAJME

Kontrolli policor në Mitrovicë i zbulon boks hekuri 17-vjeçarit, nis hetimi për armëmbajtje

08/07/2026
Kabllo elektrike, bojlerë e televizorë, policia arreston një person
LAJME

Mitrovicasi rrah nënën e tij, arrestohet nga Policia

07/07/2026
Next Post
E turpshme: Arrestohet mësuesi në Vushtrri, ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 8-të

E turpshme: Arrestohet mësuesi në Vushtrri, ngacmoi seksualisht nxënësen e klasës së 8-të

LAJMET E FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i qytetarit të zhdukur nga fshati Vuçë i Leposaviqit

E goditi të dashurën me shufër metalike në Mitrovicë, 20-vjeçari përfundon në ndalim

12/07/2026
E diela sjell përkeqësim të motit, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

E diela sjell përkeqësim të motit, priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

11/07/2026
Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

10/07/2026
Policia gjen armë dhe qindra fishekë në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

Policia gjen armë dhe qindra fishekë në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok

09/07/2026
Kontrolli policor në Mitrovicë i zbulon boks hekuri 17-vjeçarit, nis hetimi për armëmbajtje

Kontrolli policor në Mitrovicë i zbulon boks hekuri 17-vjeçarit, nis hetimi për armëmbajtje

08/07/2026
Kabllo elektrike, bojlerë e televizorë, policia arreston një person

Mitrovicasi rrah nënën e tij, arrestohet nga Policia

07/07/2026
Të shtëna me armë në një parking në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë në një parking në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

06/07/2026
Pamje alarmante nga miniera e Trepçës: Banjot e minatorëve në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Pamje alarmante nga miniera e Trepçës: Banjot e minatorëve në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

03/07/2026
Ekskluzive | Nuk i dha përparësi në trafik, babë e bir dyshohet se rrahën një shofer në Mitrovicën e Veriut

Ekskluzive | Nuk i dha përparësi në trafik, babë e bir dyshohet se rrahën një shofer në Mitrovicën e Veriut

03/07/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Theret me thikë 15-vjeçari te restoranti “Ujvara” në Mitrovicë, tre të mitur të dyshuar

03/07/2026
Përfshihet nga flakët një shtëpi në Mitrovicë, zjarri shkatërron dy kate

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Mitrovicë, zjarri shkatërron dy kate

02/07/2026
Kryeministri  Albin Kurti ka njoftuar se sot hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

01/07/2026
Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

29/06/2026
Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria

29/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com