𝑨𝒓𝒓𝒆𝒔𝒕𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒏𝒋ë 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏 𝒏ë 𝒁𝒗𝒆ç𝒂𝒏, 𝒑𝒐𝒍𝒊𝒄𝒊𝒂 𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒏ë 𝒔𝒉𝒕ë𝒑𝒊𝒏ë 𝒆 𝒕𝒊𝒋 𝒑𝒖𝒔𝒉𝒌ë 𝒆 𝒑𝒍𝒖𝒎𝒃𝒂
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar:
Një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut.
























